(VIDEO) Sali: Në korrik, në shëndetësi do të ketë rritje të pagave

by admin
Spread the love

Në korrik, në shëndetësi do të ketë rritje të pagave. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Ai në ditën ndërkombëtare të infermierisë, tha se po punojnë vazhdimisht që mjekët tanë ti mbajmë këtu, që të mos ikin jashtë vendit. Ndërsa për motrat medicinale, ai tha se grupi punues i Ministrisë së Shëndetësisë, është duke e përpiluar ligjin për infermieri.

Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë

“Kemi formuar grup pune, të cilët po përgatisin ligj të ri për infermieri. Me propozim të Shoqatës së motrave medicinale, ne e morëm atë draft tekst që ata e kanë përgaditur dhe të punësuari tanë në Ministri për punë juridike, me ata po koordinohen për punën e mëtutjeshme rreth këtij ligji. Tani po presim që në muajin korrik, të ketë rritje të pagave. Ajo është rritje graduale e pagave, për të cilën jemi marrë vesh me Sindikatën e Shëndetësisë dhe me të gjitha Sindikatat e tjera”.

Kryetarja e Shoqatës së motrave medicinale Gordana Beshlioska uron këtë ditë të gjithë kolegëve të saj, duke kujtuar se çfarë përgjegjësie dhe misioni kanë ato.

Gordana Beshlioska, Shoqata e Motrave Medicinale

“Nëse një femër është e bukur, do ta shikojnë të gjithë. Nëse është e mençur, të gjithë do e dëgjojnë dhe respektojnë. Nëse është e mirë, të gjithë do e duan. Por nëse është të trija këto, ajo është motra medicinale. Ti mbartni të gjitha këto epitete, nuk është e lehtë. Duhet të jemi të vetëdijshme se çfarë  përfaqësojmë dhe se si është misioni jonë”.

Në ceremoninë solemne me rastin e 12 Majit-Ditës ndërkombëtare të inferierisë, u dërgua apel për përmirsimin e kushteve të punës në sistemin shëndetësorë, si në aspektin e mjeteve financiare ashtu edhe në shtimin e ekipeve mjekësore.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like