(VIDEO) Sali: Kemofiltrimi në klinikën “Zhan Mitrev” është përdorur si trajtim “magjik”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në emisionin “Bisedë me Redaksinë” u shpreh se Kemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdorur si trajtim “magjik” për të gjitha problemet shëndetësore. Ministri tha se  komisioni i ekspertëve do të jap sqarim përfundimtar se kur është përdorur kjo metodë e bazuar në dokumente.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Deri në këto momente nuk ka asnjë informacion më shumë sesa nga ajo çka kemi treguar në pres-konferencë të mërkurën, kështuqë presim raport final, nga ana e komisioneve  se çka është biseduar, çka është gjetur, çka është dokumentuar dhe çka nuk është dokumentuar. Pas grumbullimit të të gjithave të dhënave do të informojmë të gjithë opinionin”.

Ministri Sali, më tej theksoi se besimi tek mjekët kthehet vetëm me resektimin e ligjit, duke u bërë thirrje të gjithë pacientëve që nëse hasin në neglizhencë nga mjekët t’i lajmërojnë mënjeherë organet kompetente.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Secili investitor privat punon  për fitim, d.m.th nuk punon për shërbime sociale, të jemi të qartë, sektori publik është ai është 100 për qindë në shërbim të qytetarëve. Sektori privat çdo herë do të puno për fitim”.

Ndërkaq pas publikimit të skandalit të quajtur “Gjaku i Pistë”, ministri Sali në konferencë për shtyp tha se rasti i Klinikës Zhan Mitrev është në proces e sipër duke u zhvilluar dhe se i njejti do të vazhdojë deri në fund dhe pa përfunduar hetimi Sali tha se nuk mund të jep informata shtesë.

Edhe pesë ditë pas publikimit të investigimit të parë mbi keqpërdorimet që ka bërë ky spital, mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda, nga shteti nuk është vepruar asgjë konkretisht.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like