(VIDEO) Sali: Do t’i mbrojmë të gjithë të punësuarit në ndërrmarjet publike

by admin
Spread the love

Kandidati i AAA-ASH për komunën e Çairit, Bekim Sali, në emsionin debativ në TV Shenja ka premtuar se do t’i mbrojë të gjithë të punësuarit në ndërrmarjet publike.

“Fatmirësisht gjërat po ndryshojnë. Në nivelin lokal veçmë këto dy drejtori nuk janë nën udhëheqje të drejtorëve të deritanishëm, por jo edhe të partisë së deritanishme. Shumica e qytetit të Shkupit është formuar dhe aty është opozita e deritanishme. Unë prej këtu kisha dashtë të jap edhe një apel deri tek të gjithë këta punonjës. Do të jenë të mbrojtur prej ditës kur merret udhëheqësia e këtyre drejtorive nga ana e drejtorëve të emëruar nga partitë opozitare deri më tani. Interesi ynë nuk është shantazhimi, kërcënimi ndaj dikujt por është t’i lirojmë njerëzit me dinjitet. Ndihem shumë keq për atë që ka ndodhur deri më tani. Ju garantoj se prej momentit të marrjes së udhëheqësisë së re në këto drejtori ata do të jenë të lire”, ka thënë Sali. /SHENJA/

You may also like