VIDEO/ Rudiger bën heroin, Reali e nis vitin 2024 me fitore! Triumf dramatik i Selta Vigos

by admin
Spread the love

U luajtën prej orës 19:15, dy duelet e vlefshme për javën e 19-të të La Ligës. Reali i Karlo Ançelotit e nisi vitin 2024 me fitore, teksa mposhti Majorkën me rezultatin minimal 1-0.

 

Ishte gjermani Rudiger, ai i cili në minutën e 78-të, pas harkimit nga këndi nga ana e Modriç, goditi saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën, teksa i siguroi 3 pikë të arta madrilenëve, që vijojnë kryesimin e La Ligës. Ky ishte suksesi i tretë radhazi për ta.  

Ndërkohë në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme, Selta Vigo arriti një triumf dramatik ndaj Betisit me rezultatin 2-1. 

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ruibal në minutën e 6-të. Aspas barazoi në minutën e 16-të nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën 90+6 ishte Svedberg, i cili shënoi golin e fitores. Një triumf ky që e nxjerr nga zona e ftohtë skuadrën e Selta Vigosë.  

reali renditja

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like