(VIDEO) Rreth 13 mijë nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme

by admin
Spread the love

Në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut, në aplikimin e parë gjithsej janë regjistruar 12 996 nxënës, ndërsa rang listat përfundimtare për çdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohet më 1 korrik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se prej nxënësve të regjistruar 9 655 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,  3 101 nxënës me mësim në gjuhën shqipe, 234 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe 6 nxënës me mësim në gjuhën serbe. Sipas llojit të arsimit, në aplikimin e parë janë regjistruar gjithsej, 4 606 nxënës në Gjimnaz dhe  8 235 nxënës në arsimin profesional.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Afati i parë i aplikimit të nxënësve u realizua përmes aplikimit elektronik në datat 20 dhe 21 qershor 2023. Rang Lista preliminare u publikua më 22 qershor të vitit 2023, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollat është bërë më 22 dhe 23  qershor të vitit 2023. Rang listat përfundimtare u publikuan më 24 qershor të vitit 2023”.

Regjistrimi i dytë i të nxënësve do të bëhet nëpërmjet aplikimit elektronik më datë 27 qershor 2023 deri në orën 24.00 dhe më 29 qershor 2023 deri në orën 10.00, ndërsa rang Listat preliminare të nxënësve të regjistruar do të publikohet më 29 qershor të vitit 2023 më së voni deri në ora 10:00.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollat bëhet më datë 29 qershor nga ora 15.00 – 19.00 dhe më 30 qershor nga ora 07.00-19.00, në bazë të orarit të përgatitur nga ana e administratës së shkollës”.

Ndërkaq, rang listat përfundimtare për çdo shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohet më 1 korrik të vitit 2023 , deri në orën 12:00.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like