(VIDEO) Rreth 11 000 shtetas të RMV- së kanë aplikuar për pasaportë bullgare

by admin
Spread the love

Rreth 11.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë aplikuar për pasaportë bullgare nga viti 2020 deri në nëntor të këtij viti. Në vitin 2020 numri i shtetasve maqedonas të cilët kanë aplikuar për marrjen e nënshtetësisë bullgare ishte 2.551, në vitin 2021 ky numër u rruit në  3.428, në vitin 2022 kishte 2.051, dhe që nga fillimi i këtij viti deri më 24 nëntor ky numër ka arritur në 2.990  persona, shkruan agjencia e lajmëve BGNES, duke theksuar se të dhënat janë marrë nga Ministria Bullgare e Drejtësisë.

TABELË:

VITI                                         NUMRI I APLIKIMEVE PËR PASAPORTË BULLGARE

2020                                      2.551

2021                                      3.428

2022                                      2.051

2023                                      2.990

Autoritetet në Sofje, në tre vitet e fundit, kanë regjistruar një dyfishim të kërkesave për shtetësi bullgare. Në periudhën nga janari i vitit 2020 deri në datën 24 nëntor të këtij viti janë dorëzuar gjithsej 75.805 kërkesa.

Shkalla më e lartë është tek qytetarët e Turqisë që aplikojnë për shtetësi bullgare, ndërsa kur bëhet fjalë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, më së shumti kërkesa për pasaportë bullgare ka pasur në vitin 2021.

Interes të vazhdueshëm për marrjen e shtetësisë bullgare kanë edhe shtetasit e Moldavisë, Shqipërisë dhe Sërbisë, ku siç raporton BGNES ka pakica bullgare.

Po ashtu është evidente edhe rritja e kërkesave të qytetarëve të Federatës Ruse që dëshirojnë të bëhen shtetas bullgarë, nga 279 kërkesa në vitin 2020, në 2.261 kërkesa këtë vit.

Periudha gjatë së cilës kryhen kontrollet e dokumentave është tetë deri në nëntë muaj dhe ka të bëjë me dërgimin e kërkesave për kontrolle nëpërmjet shërbimeve konsullore të përfaqësive diplomatike bullgare jashtë vendit tek autoritetet e huaja kompetente. /SHENJA/

.

You may also like