(VIDEO) Rishikimi i buxhetit, VMRO dorëzoi 174 amendamente, Aleanca 28

by admin
Spread the love

Në Komisionin për Financim dhe Buxhet filloi debati për rishikimin e buxhetit për vitin 2022, i cili do të përballet me 204 amendamente, prej të cilave dy janë nga LSDM-ja, 174 amendamente nga VMRO-ja dhe 28 nga Aleanca për Shqiptarët. Partia në pushtet, LSDM thonë se  rishikimi i buxhetit ka për qëllim vazhdimin e masave dhe politikave për zbatimin e sfidave nga krizat botërore ekonomike, ndërsa i bëri apel opozitës që të jetë konstruktive në debat dhe të veprojë në interes të qytetarëve.

 Maria Georgievska, deputet e LSDM-së

“I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve nga grupet parlamentare të japin përparësi përmes një debati konstruktiv  dhe të përfshihen në miratimin e këtij rishikimi të buxhetit, sepse kjo është  thelbësore për qytetarët dhe për ekonominë tonë. Presim që opozita t’i vendos interesat e qytetarëve në vend të parë dhe në vend që të bllokojë të jetë konstruktiv”

Partia opozitare VMRO-DPMNE, do ta përkrahë rishikimin e buxhetit, ndërsa i bënë thirrje LSDM-së që në vend të deklaratave joserioze t’i mbështesin amendamentet e tyre, pasi i referohen përmirësimit të standardit jetësor për qytetarët.

Nikolla Micevski, deputet nga VMRO-DPMNE

“Kemi thënë që do të punojmë dhe do të mbështesim rishikimin e buxhetit dhe këtë e tregojmë me faktin se prej 204 amendamenteve gjithsej, 174 amendamente janë të dorëzuara nga VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy nga LSDM, që mendoj se janë teknike dhe ja shiheni se kush punon me produktivitet dhe kontruktivitet në lidhje me buxhetin dhe kush kërkon para për sektor të caktuar për qytetarët, dhe kush është këtu vetëm për të marr pjesë. Në vend të deklaratave të shkruara nga qendra për komunikim të LSDM-së, ne I bëjmë thirrje atyre të I mbështesin këto amendamente pasi që janë serioze”

Ndërsa, partia tjetër në opozitë Aleanca për Shqiptarët nuk do ta mbështesë rishikimin e buxhetit, pasi sipas tyre nuk është i strukturuar në mënyrën e duhur, edhe pasi  në rishikimet e mëparshme të buxhetit, pushteti asnjëherë nuk ka pranuar amendamentet e tyre.

Elmi Aziri, deputet nga Aleanca për Shqiptarët 

“E dini si janë, se në bazë të këtij rishikimi kemi një rritje të shpenzimeve publike, kemi rritje të deficitit buxhetor që janë shqetësuese për neve si subjekt politik, për arsye se rritja e shpenzimeve publike në kuadër kur kemi çmime të larta, dhe kur kemi presion të madh inflacionit edhe më tej e godet inflacionin, edhe më tej jep një impuls për rritjen e çmimeve dhe mendojmë që nuk është në përputhje me deklarata e tyre se po bëjnë çmos që të ulet inflacioni. Ne nuk do ta mbështesim rishikimin e buxhetit”

Ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë shpalosjes së përmbajtjes të buxhetit, tha se rishikim ka dy qëllime  ruajtja e stabilitetit dhe përkrahja e ekonomisë dhe qytetarëve.

Me propozim rishikimin, të hyrat janë projektuar në 245.8 miliardë denarë dhe janë rreth 6.9 miliardë denarë më të larta se projeksionet fillestare, ndërsa shpenzimet në nivel prej 288.5 miliardë denarë ose rreth 16 miliardë denarë më shumë në raport me projeksionet fillestare me plani për vitin 2022.

Në komisionin amë, debati për rishikim e buxhetit, i cili do të zgjasë 10 ditë pune, u zhvillua me kritika të ndërsjellta mes pushtetit dhe opozitës.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like