(VIDEO) Rishikimi i buxhetit, deputetët me akuza dhe kundërakuza

by admin
Spread the love

Rritja e çmimeve, akcizat, pagat në arsim, sindikatat ishin arsyet e  përplasjes mes pushtetit dhe opozitës në ditën e dytët të debatit për rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Nga LSDM thonë se në kohë të krizave ekonomike ata kanë arritur të rrisin pagën minimale, pagat në arsimin fillor dhe të mesëm, kurse janë në bisedime edhe me sindikatat tjera. Ndërsa, akuzoi opozitën se në 11 vјеt qeverisje nuk kanë ditur se çfarë është sindikata dhe se si negociohet, dhe tani fajëson pushtetin se nuk ka bërë gjithçka që është e nevojshme.

Zhaklina Llazaroska, deputete e LSDM

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë parlamentare di të negocioj, të bisedoj dhe t’i dëgjojë kërkesat e sindikatave. Falë Zotit që ju tani më pesë vite jeni në opozitë dhe u kthyet nga sindikatat dhe filluat t’i pranoni ato në bisedime. Ju në 11 vite qeverisje nuk e keni ditur se çfarë është sindikata, çfarë janë negociatat, ju keni ditur vetëm të kontrolloni vetëm politikat që ju interesonin juve. Për dallim nga ju punët janë më ndryshe, ne edhe kur gabojmë kërkojmë falje dhe të korrigjojmë”

Akuzave të LSDM-së, VMRO-ja opozitare iu përgjigj se pushteti para një jave ka votuar kundër uljes së akcizave dhe ТVSH-së, dhe tani duan të tregojnë se kujdesen për qytetarët. Sipas vmro-së nëse LSDM-ja  do të kujdesej për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do t’i ngrinte çmimеt e ushqimeve bazë dhe nuk do të kishte inflacion.

Igor Zdravkovski, deputet nga VMRO-ja

“Ne si opozitë po mundohemi, sjellim propozim-ligj për uljen e akcizave e hidhni poshtë, sjellim propozim-ligj për uljen e ТVSH-së e hidhni poshtë, propozim ligjin për dogana e keni hedhur poshtë. Ne ju ofrojmë ekip për  përmirësimin e ekonomisë nuk e pranoni, ofrojmë ekip për politikën e jashtme nuk e pranoni edhe atë, epo çfarë mendoni ju se jeni më të mençurit, ja shihet se sa jeni të mençur, po shihen se ne cilin vend keni arritur për korrupsion, këtu shihet mençuria e liderëve tuaj”

VMRO-ja thotë se muaj të vështirë janë përpara qytetarëve dhe ekonomisë, dhe se me qeverisjen e LSDM dhe BDI-së kriza vetëm do të thellohet edhe më tej. Andaj shumica parlamentare duhet t’i pranojë amendamentet e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë më lehtë të përballen me krizat.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

You may also like