(VIDEO) Reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë edhe sot

by admin
Spread the love

Në prag të pranverës, vendin e mbuloi shtresa e bardhë e dëborës. Reshjet e borës nisën të shtunën pasdite dhe në disa vende ishin me sasi më të mëdha.

Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike, kanë bërë me dije që edhe sot reshjet në disa vende do të jenë të shiut e në disa të borës dhe më të theksuara do jenë në orët e pasditës. Ndërsa temperatura maksimale do të lëviz nga 0-6 Gradë.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës bënë që disa rrugë e magjistrale të bllokohen dhe të jenë të pakalueshme, për automjetet e rënda.

Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë njoftuan se Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pasur pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore thanë se po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht  të lagështa. Në viset më të larta ka borë.

LAMM rekomandoi shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo thanë se vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në orët e paradites, u ndalua qarkullimi i automjeteve të rënda dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit. Ndërsa automjetet e tjera u obliguan që të përdorin pajisjet dimërore.

Në kryeqytet, nga shërbimi i informimit të Qytetit të Shkupit informuan se ekipet e tyre gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë punuar në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet e qytetit, si dhe trotuaret, në të gjitha pikat kritike dhe qasjet në objektet vitale. Poashtu bënë me dije se kanë ndërhyrë duke hedhur 450 tonë kripë në të gjitha vendet ku ekipet kanë konstatuar nevojën.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like