(VIDEO) Regjistrimi, 3% e popullsisë me shtetësi të dyfishtë

by admin
Spread the love

Regjistrimi i popullisë tregoi se 584 persona në shtet nuk kanë shtetësi. Kështu tregojnë të dhënat e reja nga regjistrimi i popullisë, që i publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Nga popullsia e përgjithshme rezidente, 1.778.725 persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 53.201 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të një shteti tjetër, 4.203 janë shtetas vetëm të një shteti tjetër dhe 584 persona nuk kanë shtetësi”.

Ndërkaq, rreth tre për qind e totalit të popullsisë rezidente në vend kanë shtetësi të dyfishtë. Shumica prej tyre, rreth 37 për qind, përveç asaj maqedonase, kanë edhe shtetësi bullgare, ndërsa gjysma e personave me dyshtetësi janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç dhe popullatë aktive nga 35 deri në 49 vjeç.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Nga gjithsej 53.201 shtetas me shtetësi të dyfishtë, shumica 19.645, përveç asaj maqedonase, kanë shtetësi bullgare, pasuar nga 10.909 me shtetësi serbe, 3819 me kroate, 2393 me shtetësi kosovare dhe 2164 me shtetësi shqiptare”.

Sipas statistikave, burrat kanë më shumë shtetësi të dyfishtë – 30 003, sesa gratë – 23 198. Qytetarët e një vendi tjetër që jetojnë në vendin tonë janë më shumë gra – 2824, sesa burra – 1 379.

Për nga përkatësia etnike, shumica e qytetarëve me dyshtetësi janë maqedonas – 58,8 për qind, shqiptarë 16,04 për qind dhe serbë – 10,7 për qind.

Rezulatet e para të regjistrimit u publikuan më 30 mars, të cilët ishin mbjatur nga 5 deri 30 shtator të vitit paraprak.

Nga regjistrimi doli se nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike 54.21% janë maqedonas, 29.52% shqiptarë,  3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like