(VIDEO) Rasti “Titanik”, dënohen Jankullovska dhe Janakievski

by admin
Spread the love

Katër dënime me burg dhe 4 dënime me kusht. Këto janë dënimet që u shqiptuan për 8 të akuzuarit, e rastit “Titanik”, që pranuan se ndjehen fajtor, për veprat e kryera penale, gjatë zgjedhjeve dhe votimit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, u dënua me  2 vjet e gjysmë burg, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski u dënua me 4 vjet gjashtë muaj burg, kurse Martin Protugjer me 2 vjet burg me kusht, nëse nuk bën vepër tjetër penale brenda 5 viteve.

Të akuzuarit e tjerë:

Biljana Brishkovska Boshkovski – u dënua me 2 vjet burg me kusht nëse nuk bën vepër tjetër penale brenda 5 viteve.

Katerina Vellovska – me 2 vjet burg me kusht nëse nuk bën vepër tjetër penale brenda 5 viteve.

Kiro Todorovski – me 2 vjet burg me kusht nëse nuk bën vepër tjetër penale brenda 5 viteve.

Munir Pepiq – u dënua me 1 vit burg.

Kosta Mitrovski – u dënua me 3 vjet burg.

Osman Shabani, gjykatës  

“Duke pasur parasysh faktin se të akuzuarit e kanë pranuar se kanë kryer veprat penale që u ngarkohen, gjykata ka pyetur për deklaratat për pranim fajin dhe është vërtetuar se të gjithë të akuzuarit që kanë pranuar fajin, e kanë bërë vullnetarisht, me vetëdije të plotë dhe duke marrë parasysh të gjitha pasojat jurdike”.

Janakieskit ju caktua masa e paraburgimit shtëpiak, për shkak të rrezikut nga arratisja. Jankullvska tashmë është në burgun e Idrizovës, ku po e vuan dënimin për rastin “Tanku”. Edhe Pepiq është në burgun e Shtipit, ku po vuan dënimin për ngjarjet “27 prillit në Kuvend”.

Rasti “Titanik” është i pari që në fillim të 2016-tës, Prokuroria Speciale Publike hapi hetimet. Gjykimi i parë u mbajt në prill të vitit 2018, pas pothuajse 4 vjet gjykim, seancën e kaluar, më 11 shkurt 8 të akuzuar pranuan fajin. Gjithsej në këtë rast janë të akuzuar 21 persona. Për 13 të akuzuarit e tjerë, gjykimi vazhdon më 9 mars.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

 

You may also like