(VIDEO) Rashkovski paralajmëron padi penale ndaj prokurorëve Ruskovska dhe Trajçeva

by admin
Spread the love

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski,  ka njoftuar se javën e ardhshme do të dorëzojë padi  penale kundër prokuroreve Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçeva, për, siç thotë ai në letrën drejtuar opinionit, fshehje dhe falsifikim të provave,  si i akuzuar për krime për të cilat, siç pretendon ai nuk kanë ndodhur. Rashkovski paralajmëron se do ta padis edhe  Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Duke iu drejtuar Ruskovskës, Dragi Rashkovski pretendon se me rastin “Softëare” në të cilin akuzohet, ai thekson se  prokurorja ka dashur të mbulojë joefikasitetin dhe joprofesionalizmin e saj.

DRAGI RASHKOVSKI, ISH SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I QEVERISË

“Ju keni dashur të mbuloni me këtë rast mosefikasitetin dhe joprofesionalizmin tuaj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, madje para se të flinit në mesnatë u keni shkruar ambasadave për ta ndjekur me kujdes rastin. Kur ftoni dikë që të ndjekë një çështje, duhet të dini se Rregulli i Brejdit,  është vendosur 60 vjet më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën prokurorët janë të detyruar t’i dorëzojnë gjykatës dhe të pandehurit gjithçka që kanë, pavarësisht nga përfitimi i kujt është”.

Duke cituar nene nga aktet juridike ndërkombëtare, Rashkovski u thotë Ruskovskës dhe Trajçevës se janë të detyruara të ndjekin Direktivën 2012/13 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së , për të drejtën e informimit në procedurat penale të miratuara në maj 2012.

DRAGI RASHKOVSKI, ISH SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I QEVERISË

“Kur i bëni thirrje Bashkimit Evropian të ndjekë rastin, duhet ta dini se arbitrariteti juaj nuk ka vend në ligjin e Bashkimit Evropian. Nuk ka vend ku ju të vendosni se çfarë është provë dhe çfarë nuk është provë. Nuk ka vend ku të vendosni se si do të krijoni një përallje para publikut për të ndërtuar vlerësimin tuaj”

Rashkovski gjithashtu i referohet edhe Ligjit të Maqedonisë së Veriut për procedurë penale, për të cilin thotë se është edhe më i qartë dhe e obligon prokurorin publik që të dorëzojë të gjitha provat e mbledhura, përfshirë ato që mbështesin akuzën, por edhe ato që janë në favor të të akuzuarit.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like