(VIDEO) Raporti i ISHP-së: Ulet për 65% numri i të vdekurve nga KOVID-19

by admin
Spread the love




Bie përqindja e vdekshmërisë nga infektimet me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën kohore nga 14.03 deri 20.03.2022, janë regjistruar 15 raste të vdekjeve në 9 qytete të vendit, shifër kjo që është  55.9 për qind më pak se në javën e dytë të muajit mars. Numri më i madh i të vdekurve ishte nga Shkupi, ndërsa në bazë të moshës 13 prej të vdekurve ishin mbi 60 vjeç ndërsa nga një prej tyre rreth moshës 40-49 dhe 50-59 vjeç.

Ndërkaq, është rritur për 0.9 për qind numri i infektimeve. Sipas Institutit janë regjistruar 1.834 raste të reja pozitive me koronavirus në 32 qytetet të vendit. Përqindja e rasteve pozitive lëviz prej 6.6 për qind deri në 11.4 për qind, ndërsa numri më i madh i tyre është regjistruar në kryeqytet, 58.7 për qind, ndërsa icidenca më e lartë javore është shënuar në Kavadar.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat, më së shumti tek personat mbi 60 vjeç, 24.6 për qind, kurse numri më i vogël është regjistruar te grupmosha 0 – 9 vjeç, 3.4 për qind. Në dallim nga java që lam pas, është shënuar rritje e numrit të personave të infektuar  tek personat 40 – 49 vjeç, me një rritje të dukshme prej 19.5 për qind, dhe 14.5 për qind tek grupmosha 20 – 29 vjeç. Në grupmoshat  50 – 59 vjeç ka rënie krahasuar me javën e kaluar, 12.3 për qind dhe 10.7 për qind te personat mbi 60 vjeç“

Gjatë javës së kaluar është shënuar rritje edhe tek ri-infeksionet,  respektivisht 15.7 për qind më shumë.  Ndërsa  janë shëruar 1.772 të infektuar, që është  26.2 për qind më pak në dallim me javën paraprake.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 


You may also like