Që sot ka nisur me punë pika për nxjerrjen e dokumenteve personale, pa termin paraprak. Ajo është e lokalizuar në sallën e policisë së trafikut në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Komunën e Kisella Vodës. Arsyeja e krijimit të kësaj pike sipas ministri të Brendshme Oliver Spasovskit është numri i madh i popullatës në qytetin e Shkupit dhe për shkak se 70% e qytetarëve që bënin termin, nuk paraqiteshin në terminin e caktuar.
Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Kemi instaluar 10 stacione të reja pune, ku qytetarët do të mund të fotografohen për dokumentet. Sistemi është testuar dhe mundëson që rreth 1000 persona për një ditë pune ta kalojnë gjithë procedurën. Orari i punës, është nga ora 08:00-18:00, me mundësi që të vazhdohet deri në ora 20:00”.
Ndërkaq, qytetarët mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për nxjerrjen e dokumenteve me ermin e ri të shtetit, sepse me termine duhej pritur nga 5-6 muaj.
Qytetar:
“Më mirë kështu, pasi punohet diçka. Si më herët, prit në radhë. Unë e kam pasur terminin e caktuar për në prill vitin e ardhshëm, 23 prill…Jam për pasaportë dhe letërnjoftim”.
Qytetar:
“Po pres gjysmë ore këtu, por kështu është më mirë. Unë kam ardhur për letërnjoftim dhe pasaport”.
Kompania BRAKO e ka përgatitur sallën për nxjerrjen e dokumenteve të reja. Spasovski u pyet se si ka mundësi që këtë kompani që e kishte ndërtuar spitalin e djegur modular në Tetovë, ta qujë kompani të përgjegjshme, ai u përgjigj se janë të hapur për donacione.
Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme Me titra
“Ne si Ministri e Punëve të Brendshme jemi të hapur për bashkëpunim dhe për donacione nga shumë kompani. Këtë e kanë treguar ata vitet e kaluara, kështu që çdo donacion që do të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve që do të na mundësojnë të përmirësojmë kushtet, ne i kemi pranuar”.
E opozita maqedonase kërkon përgjegjësi nga Spasovski për kaosin dhe radhët e gjata në këtë pikë të nxjerrjes së dokumenteve.
Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
“Ky kaos pas meje, është fotografia se si LSDM dhe Oliver Spasovski e paramendojnë evropianizimin. Oliver Spasovski i cili 7 vite bënë kaos në shtet, në vend që të fotografohet me donacionet nga Zaevi në fushatë parazgjedhore për kryetar, të japë përgjegjësi dhe dorëheqje”.
Spasovski njoftoi se me emrin e ri të shtetit, gjegjësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut janë lëshuar një milion e 50 pasaporta, rreth 900 mijë letërnjoftime dhe 480 mijë patenta të shoferit. Ndryshimi i dokumeveteve me ermin e ri të shtetit duhet të bëhet deri në shkurt të vitit 2024, që paraqet obligim të detyrueshëm për qytetarët, pas ndryshimit të emrit të shtetit. Emine Ismaili /SHENJA/