(VIDEO) Radev paralajmëron Petkovin: Mbështetu te dokumentet e miratuara me Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Presidenti bullgar Rumen Radev, paralajmëron kryeministrin Kirill Petkov që të veprojë në bazë të qëndrimeve zyrtare në lidhje me negociatat me Maqedoninë e Veriut. Radev thotë se sa më shumë që qeveria t’i përmbahet qëndrimit zyrtar bullgar të shprehur në dokumentet e miratuara nga Kuvendi Kombëtar dhe Këshilli  Konsulativ për Sigurinë Kombëtare, aq më shumë dëgjonë bullgarët në Bullgari dhe në Republikën e Maqedoinsë së Veriut, dhe se aq më me përgjegjësi do të veprojnë si anëtare e Bashkimit Evropian. Sipas Radevit, sa më shumë t’i përmbahen vlerave të Bashkimit Evropian, aq më e lehtë do të jetë për ata në vendimarrjen e tyre për Maqedoninë.

Radev këto komentime i bëri pasi kryeministri Kirill Petkov kërkoi nga ai që të mbildhet Këshilli Konsultativ për të diskuar rreth çështjes të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti bullgar thotë se fillimisht duhet ta dëgjojë Petkovin për temën e Maqedonisë së Veriut. Por, nuk ka saktësuar nëse do ta mblеdhë Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për të diskutauar këtë çështje.

Radev siguroi se do të vazhdojë të merret me historinë dhe kulturën, dhe se do të punojë për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë е Veriut.

Rumen Radev, presidenti bullgar

“Vëllezërit tanë në Maqedoni të marrin garanci për proces të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm. Lë t’i heqim sa më parë prangat ideologjike të së kaluarës totalitare jugosllave dhe le t’ia lëmë politikanëve vendas të hapin perspektivat për të ardhmen e shumëpritur evropiane”

Presidenti bullgar shtoi se nuk mund të negociohet as për integrimin e Maqeonisë së Veriut, as për mbrojtjen e sovranitet ajror të Bullgarisë, sepse siç tha me të drejtat e njeriut nuk bëhet pazare.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 


You may also like