(VIDEO) Qytetarët i besojnë armatës, nuk i besojnë prokurorisë dhe policisë

by admin
Spread the love

Armata, presidenti dhe institucionet fetare janë tre sektorët në vend që kanë besimin më të lartë të qytetarëve, ndërsa gjykatat dhe prokuroritë kanë besimin më të ulët. Sipas hulumtimit të bërë nga Qendra për Strategji Evropiane- EUROTHINK, e realizuar nga data 23 deri më 30 nëntor, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut u besojnë institucioneve të armatës 47 për qind, pasuar nga institucioni i Presidentit 31 për qind, dhe në vendin e tretë janë komunitetet fetare 30 për qind. Banorët e Maqedonisë më së paku i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë 8 për qind.

Aleksandar Stojanovski, tha se arsyeja se pse qytetarët u besojnë më shumë  tre institucioneve të lartpërmendura është sepse zhgënjimi është më i vogël nga ana e qytetarëve në dallim nga gjyqësori apo institucionet tjera.

Aleksandar Stojanovski, hulumtues i EUROTHINK

“Janë të qarta se cilët janë hapat, profesionalizmi, spastrimi i kuadrove në gjyqësor, e dimë që duhet të bëhet kuadër i ri në prokurori, profesionalizëm tek personat që punojnë në këto sektore, së bashku me zvogëlimin e ndikimit të partive politike në punën e këtyre degëve të veçanta. Këto janë disa prej faktorëve kyç, të cilët edhe ne si qytetarë e dim por edhe na u është thënë edhe nga jashtë”

Ndërkaq, sipas hulumtimit për punën e policisë së Maqedonisë së Veriut, qëndrimi negativ dominon në vlerësimin e të gjitha aspekteve matëse. Megjithatë, 30 për qind mendojnë se policia është profesionale në punën e saj, 26 për qind se është efikase, 22 për qind se është transparente, 20 për qind është e përgjegjshme, 16 për qind se marrin parasysh mendimet dhe nevojat e qytetarëve në vendimmarrje dhe 13 për qind se policia është e pavarur nga interesat partiake, qeveritare dhe biznesi.

Pjesë e këtij hulumtimi ka qenë edhe shqyrtimi i mendimit të qytetarëve për çështjet që kanë të bëjnë me procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut. Shumica e qytetarëve mbeten këmbëngulës të Bashkimit Evropian. Krahasuar me fundin e vitit 2020, këtë vit është rritur për dy për qind, përqindja e qytetarëve që mendojnë se anëtarësimi ne BE është një “gjë e mir”

Drejtori I EUROTHINK-ut, tha se pavarësisht nga vetoja bullgare, mbështetja për pranimin ne BE mbetet e qëndrueshme dhe në rritje, ndërsa siç tha një numër i konsiderueshëm i qytetarëve veton bullgare e shohin si kërcënim.

Sinkron: Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i EUROTHINK

“Në lidhje me Bullgarinë, konsiderohet se është një shtet që trajtohet si kërcënues për Maqedoninë e Veriut, megjithatë ai numër është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar. Domethënë, vitin e kaluar rreth 75 për qind e qytetarëve kanë menduar se  ai është kërcënimi më i madh, ndërsa tani ky numër është ulur”

Sipas anketës, 74 për qind e qytetarëve do të votonin pozitivisht në një referendum për anëtarësimin ne BE dhe një e treta besojnë se integrimi në BE do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme. Ndërsa, rreth gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se qëndrimi i BE-së ndaj vendit është i padrejtë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like