(VIDEO) Qeveria pritet të shpallë gjendjen e krizës energjetike

by admin
Spread the love




Sot qeveria do të shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë. Ky vendim do të merret në seancën që do të fillojë në orën 17:00. Qëllimi i gjendjes së krizës është që kompanitë shtetërore energjetike të marrin para nga buxheti më lehtë dhe sa më shpejt për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit. Nga 1 shtatori, kur do të hyjë në fuqi gjendja e krizës, duhet të hyjnë në fuqi edhe masat e qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Për institucionet publike ato do të jenë të detyrueshme, ndërsa për familjet dhe kompanitë private do të jenë në formë rekomandimi.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në bashkëpunim me anëtarët e saj, bëri një analizë thelbësore të këtij problemi dhe doli me një sërë masash dhe propozimesh për zbutjen e krizës. Sipas hulumtimit të odës, për shumicën e kompanive, pra 65% të anëtarëve, të cilët tashmë kanë një infrastrukturë me efikasitet energjetik, kostot e energjisë elektrike në vitin 2021 ishin nga 1.3% në 2.3% nga shpenzimet e përgjithshme  mujore, ndërsa për këtë vit ato shpenzime janë rritur nga dy deri në gjashtë herë. Faturat për muajin korrik tashmë arrijnë në 7-10% nga shpenzimet mujore operative. Nga ana tjetër, situata mes kompanive prodhuese është alarmante. Pa përjashtim, për të gjithë prodhuesit, shuma e kostove mujore të energjisë elektrike përfaqëson të paktën 25% të shpenzimeve totale,ndërsa nga ana tjetër marzha e fitimit të tyre është më pak se 5%.

Duke marrë parasysh situatën, oda ekonomike propozoi një sërë masash për të zbutur krizën e energjisë elektrike. Pritshmëritë janë që qeveria menjëherë me kapacitet të plotë t’indihmojë kompanitë duke hequr TVSH-në për energjinë elektrike, të ngrijë çmimin e energjisë elektrike sipas shembullit të vendeve fqinje dhe të përshpejtojë procedurat e instalimit të fotovoltaikëve dhe në fund të ripërdoret një pjesë e madhe, nëse jo e gjithë shuma e fondeve nga shpenzimet kapitale për t’u investuar në burimet e rinovueshme të energjisë, të gjitha për të shfrytëzuar maksimalisht të gjithë kapacitetin shtetëror për prodhimin e energjisë elektrike.

Medina Ajeti /SHENJA/

 


You may also like