(VIDEO) Qeveria: Në interes të nxënësve, mësimi të vazhdojë me prani fizike

by admin
Spread the love




Zëdhënësi I Qeverisë, Dushko Arsov tha se në interes të nxënësve është mësimi me prani fizike dhe nuk ka ndryshim në mënyrën e organizimit të mësimit. Ai theksoi se Qeveria është në komunikim me të gjitha palët në lidhje me sfidat për menaxhim me krizën energjetike. Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske për kërkesën e disa komunave për zgjatjen e pushimit dimëror që të kursehet energji elektrike dhe të ndahen subvencione nga qeveria, Arsovski tha se në seancën e së martës qeveritare nuk ka diskutuar për këtë çështje.

Dushko Arsovski

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk ka pasur diskutim në lidhje me këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e përfshira nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.

Zëdhënësi I qeverisë theksoi se organizimi në kuptimin e harxhimeve për ngrohje të shkollave  është në kompetenca të komunave, gjegjësisht vetëqeverisjes lokale dhe për atë Ministria e Arsimit dhe Shkencës u paguan shtesa. Kështu që, sipas tij, është me rëndësi që të thuhet se ata janë përgjegjës dhe në interes të nxënësve është prania fizike e nxënësve në mësim.

Gjatë ditës së djeshme, kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, për shkak të krizës energjetike kërkuan që pushimi dimëror të zgjatet dhe të zhvillohet online që të mos ketë harxhime të larta për ngrohjen e klasave. /SHENJA/


You may also like