(VIDEO) Qeveria do t’ia paguajë institucioneve borxhet e energjisë elektrike

by admin
Spread the love




Qeveria do t’i mbulojë borxhet e papaguara të energjisë elektrike në institucionin shtetëror EVN, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media.  Ai tha se për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Qeveria ka bërë një rishpërndarje të mjeteve financiare.

DIMITAR KOVAÇEVSKI KRYEMINISTËR

“Këto janë organizata buxhetore dhe për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Qeveria ka bërë një rishpërndarje të mjeteve financiare që janë miratuar dhe do t’i dorëzojë në Kuvend për të siguruar funksionimin normal të këtyre institucioneve”

EVN u ka dhënë kohë disa institucioneve deri më 15 të këtij muaji që të paguajnë borxhin për energjinë e konsumuar, përfshirë Qendrën Klinike dhe Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport dhe të tjera.

Komunat, ndërmarrjet publike dhe ministritë kanë fatura të energjisë elektrike në vlerë prej rreth 35 milionë euro ndaj EVN-së. EVN nuk zbulon të dhëna të detajuara se cilat institucione janë debitorët më të mëdhenj, për shkak të mbrojtjes së të dhënave të konsumatorëve. Sipas të dhënave , komunat kanë rreth 17 milionë euro borxh, ndërmarrjet publike rreth 8 milionë dhe ministritë rreth 10 milionë euro.

Në shkurt, siç thoshte atëherë Komisioni Rregullativ, ky borxh ishte rreth 23 milionë euro dhe rritja më e madhe ishte nga korriku e tutje, sepse atëherë u rritën edhe faturat. Borxhet më së shumti janë të 12 muajve të fundit, por disa janë të tre viteve të kaluara.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like