(VIDEO) Pushteti dhe opozita akuzojnë njëri-tjetrin për përkushtimin ndaj integrimeve

by admin
Spread the love

Edhe në shënimin e datave historike të vendit, pushteti dhe opozita sulmojnë njëra tjetrën për qëndrimet dhe punën e tyre.

Se sa është e përkushtuar LSDM ndaj NATO-s, mundëm ta shohim me atë që deri sot ne nuk kemi përfaqësues të lartë ushtarak në Aleancën në Bruksel. Kështu u përgjigj, Dragan Kovaçki nga VMRO, akuzave të LSDM-së se VMRO-ja ka qenë e vetmja parti që nuk i është gëzuar anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

 Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE

 “Gjëja e dytë se sa investojnë në Armatën, mund të shihet në shkallën e fundit të Glloball Fajrpauer, ku kemi rënë në plotë 12 vende, që nga momenti i ardhjes së LSDM-së në pushtet. Tani jemi në vendin e 134. Se sa LSDM kujdeset për ushtarët dhe për funksionimin e Armatës, mundeshim ta shohim vetëm në pjesën e ushqimit, ngrohjes qëndrore dhe përmirësimit të kushteve elementare për jetë”.

LSDM përmes një video të publikuar nga xhirimet e Kuvendit, thonë se shihet që e gjithë salla e Kuvendit duartroket vetëm Micskoski jo, thonë se bënë gjithëçka tjetër, por vetëm nuk gëzohet.

LSDM

 “Përderisa të gjithë qytetarët u gëzuan dhe zëshëm përshëndetën suksesin e madh të shtetit dhe plotësimit të njërës nga qëllimet kyçe strategjike, anëtarësimi në NATO,  vetëm Mickoski nuk uroi”.

Përndryshe, në kushte  pandemie dhe në një ceremoni nën protokollet e Covid-19, më 30 mars 2020 u ngrit flamuri shtetëror përpara selisë së NATO-s në Bruksel, por edhe në Komandën Aleate Operacionet në Shape-Mons dhe Forcat e Komandës Aleate të Transformimit në Norfolk, Virxhinia.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like