(VIDEO) Protestojnë punonjësit e postës në Çair

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Të punësuarit në Postën e Maqedonisë së Veriut sot protestuan në shenjë revolte për kushtet e vështira me të cilat po përballen. Në prostestën e organizuar nga ana e dy sindikatave të Postës së Maqedonisë së Veriut, është shprehur revolta për vonimin e pagave dhe probleme tjera që rrezikojnë të ardhmen e kompanisë.

Protestues….

“Protesta organozohet nga ana e dy sindikatëve në Postën e Maqedonisë së Veriut, kurse qëllimi është për vonesën e pagava. Megjithatë jo vetëm kjo por edhe jemi të revoltuar edhe për  vendet tona të punës dhe për të ardhmes së kompanisë sonë, për shkak  të gjendjës së keqe financiare”.

Ai më tej tregon edhe për gjendjen e rëndë me të cilën përballen punëtorët. Thekson se mungojnë edhe kushtet elementare. Postierët nuk posedojnë as biçikleta dhe as uniforma, ndërsa veturat janë të vjetruara.

Naser Metallari, i punësuar në Postën e Maqedonisë së Veriut i revoltuar akuzon partinë në pushtet BDI, se ka punësuar njerëz të cilët nuk vijnë në punë dhe marrin rroga.

NASER METALLARI- PUNJONËS NË POSTËN E MAQEDONISË VË VERIUT

“Le të vjen Ali Ahmeti këtu që nuk rritet rroga dhe ka shumë aktivistë të punësuar që marrin rroga dhe nuk vijnë në punë e të tjerët punojnë për ato dhe tah për neve nuk ka rroga. Le të vjen ai të na tregon pse ne duhet të punojmë në këto kushte nuk kemi mundësi të punojmë dhe s’kemi as bukë ku me ngrenë kjo është diçka e paparë”.

Sindikata dhe punjonësit bëjnë të ditur se kjo protestë është vetëm si paralajmërim, prandaj është mbajtur vetëm në kohen e pauzës. Ata më tej tregojnë se pas takimit që do të kenë me menaxherët do shohin se çfarë hapash do marrin. Në rast se nuk do të ketë sukses ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë revoltën duke organizuar bojkot të punës.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like