(VIDEO) Protestë në Ohër kundër hapjes së klubit “Car Boris”

by admin
Spread the love

Qindra qytetarë sot  kanë protesta kundër hapjes së Klubit – Mbreti Borisi i Tretë në Ohër. Flamuj të Jugosllavisë të ngritur, pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe brohoritje të shumta, kështu disa qytetarë shprehen pakënaqësinë dhe kundërishtim e hapjes së kësaj qendre bullgare në Ohër.

Kjo protestë u organizua nga partia opozitare maqedonase Levica, të cilët përmes degës së Ohrit ka dorëzuar nismë për të ndaluar këtë shoqatë bullgare, që sipas tyre mban emrin e bashkëpunëtorit të Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore, ndërkaq kjo protestë u përkrahë edhe nga VMRO-DPMNE-ja, gjë që vet lideri i VMRO-së pohoi gjatë ditës së djeshme, në një prononcim që kishte për media.

Ndërkohë, në një momentë situata eskaloi, ku një grup protestues tentuan të thejnë kordonin policor, por falë intervenimit nga ana e nënpunsëve policor, nuk arritën të bëjnë një gjë të tillë, por policët nuk arritën  të ndalojnë gurët dhe vezët, që protestuesit gjuanin në drejtim të Klubit – Mbreti Borisi I Tretë.

Ndërkaq, në lidhje me protestën ka reaguar  Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, të cilët  kanë bërë thirrje për protesta të qeta.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëjnë apel të gjithë qytetarëve, grupeve politike dhe jopolitike, për sjellje të matur dhe dinjitoze, të bazuar në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit.

 

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like