(VIDEO) Prokuroria: “Eurostandard” nuk ka vepruar sipas rregullave të Bankës Popullore

by admin
Spread the love




Prokuroria Publike ka reaguar në lidhje me pretendimet dhe raportin e paraqitur në konferencën e djeshme për media nga disa persona, mes tyre edhe një i dyshuar në lidhje me falimentimin e bankës “Eurostandard”.  Prokuroria thekson se sipas Ligjit për Procedurën Penale, është i vetmi organ  kompetent për dhënien e urdhrit dhe kryerjen e procedurës hetimore. Një pjesë e pretendimeve nga ky “hetim privat apo i pavarur”siç thonë ata, janë hetuar në lëndë të cilat i ka trajtuar Prokuroria Publike dhe për të cilat në bazë të provave është marrë vendim meritor i prokurorit publik. Ndërsa, sa i përket bankës Eurostandard, njoftojnë se ende po hetohet rasti.

 PROKURORIA PUBLIKE

“Në lidhje me falimentimin e Bankës Eurostandard, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke hetuar përgjegjësinë për falimentimin, dhe pas kontrolleve që janë realizuar dhe të cilat kanë vënë në dukje se banka në rastet e shumta nuk ka vepruar në bazë të masave të shqiptuara nga Banka Popullore dhe ka dorëzuar raporte të pasakta në Bankën Popullore. Prokurori publik kompetent ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj katër personave përgjegjës të bankës”

Të dyshuarit si persona me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta në bankën Eurostandard, kanë shkelur dispozitat e Ligjit për bankat, si dhe metodologjinë e mjaftueshmërisë së kapitalit. Si pasojë e funksionimit jo të duhur të të dyshuarve, autoritetet e bankës kanë dështuar plotësisht në kryerjen e funksioneve të tyre themelore dhe me vendimet e tyre nuk kanë zbatuar masat e vendosura nga Guvernatori i BPRMV-së, duke kontribuar në përkeqësimin e mëtejshëm të profilit në rrezik të bankës.

 PROKURORIA PUBLIKE

“Personat njëkohësisht rritën rrezikun e përqendrimit dhe fshehën masivisht aftësinë reale të klientëve për shlyerjen e detyrimeve dhe klasifikimin joreal, gjë që rezultoi në raportimin e gabuar të gjendjes financiare të bankës dhe aseteve të saj si para BPRMV ashtu edhe para palëve të tjera të interesuara. Me këtë mënyrë të punës ata kontribuan në gjenerimin e humbjeve të mëdha materiale nga kreditimi”.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se e gjithë kjo ka ndikuar që banka të jetë në falimentim me forcën e ligjit, çka nënkupton se depozitat nuk mund të kthehen në para tek kreditorët, kursimtarët dhe depozituesit e bankës, gjë që e solli bankën në gjendje falimentimi.

Medina Ajeti /SHENJA/

 


You may also like