(VIDEO) Problemet të fluturimet civile, kritikohen punësimet familjare në M-NAV

by admin
Spread the love

“Nuk e di nipi i kujt është, por 25 vjet është kontrollor flututimi”.

Kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pyetjen e gazetarëve nëse është në dijeni se drejtori i ri i M-NAV që e emëroi një ditë më parë Qeveria, është nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Kovaçevski më tej tha se kjo kompani është në nivelin e një kompanie familjare, referuar kryetarit të Sindikatës.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Kur të shihni, Sindikati- aty punon babai i tij, vëllai dhe së fundmi aty janë bërë familje në të cilën kanë konflikte që zakonisht ndodhin edhe në shtëpi, dhe vlerësoj se duhet të shqyrtohen siç thotë edhe BE, mënyra në të cilën i bëjnë konkurset, mënyra dhe kriteret e selektimit të kandidatëve, që mos të ndodh kandidati të ketë teste të gatshme, kjo duhet të shihet sepse po ndodhin shumë ‘rastësi’ në këtë organiztë”.

Emërimet të bëhen me meritë dhe jo me përkatësi partiake, autoritetet të hetojnë pretendimet për ndikim politik. E kështu, porositi ambasadoti i BE-së Dejvid Gir, për ngjarjet në M-NAV.

Dejvid Gir, euroambasador

“Është e qartë se ekzistojnë detyrime kur bëhet fjalë për navigacionin ajror dhe detyrime ndaj BE-së në lidhje me zbatimin e tyre. Këtu përfshihet garantimi për pavarsinë e trupit që është përgjegjës për navigacionin ajror dhe së dyti ka të bëjë me rekrutimin dhe punësimin që të plotësohen çështjet ligjore dhe resurset njerëzore përdoren në atë mënyrë që e garantojnë sigurinë dhe efikasitetin e vetë shërbimit për navigacion”.

Edhe partitë reaguan për emërimin e drejtorit të ri.  VMRO-DPMNE thotë se BE dhe NATO të shqetësuar për korrupsionin në M-NAV dhe sigurinë e qiellit.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-së

“Pas një jave të tërë indicie, Qeveria po tenton të riinstalojë drejtor një anëtar të bandave partiake pa kualifikimet e duhura! Pas një jave indiciesh, nuk ka një përgjigje të vërtetë ligjore për rrezikimin e Trafikut Ajror Ndërkombëtar. “

Kriminelët e BDI-së po zëvendësohen me kriminelët e Alisë, kështu kanë reaguar nga Lëvizja Besa.

Lëvizja Besa

“Kriminelët e partisë po zëvendësohen me familjarët pretendent për kriminel më të mëdhej. Kështu funksionin Ali Ahmeti dhe BDI viteve të fundit. Pas skandalit në M-NAV burimi i së cilit ishte tek zhvatja përmes nepotizmit partiak, krimi vazhdon në një nivel më lartë”.

Ndërkaq, presidenti i vendit Stevo Pendarovski në një intervistë televizive ka thënë se M-NAV-it i duhet një rinovim i plotë. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe siç theksoi ai një skandal i tillë nuk duhej lejuar në ambientet e asaj pjese të infrastrukturës kritike për të llogaritur fizikisht njerëzit sikur të ishte lokal.

Qeveria në seancën e djeshme propozoi shkarkimin e tre drejtorëve të M-NAV, gjë që bëri të stopohet paralajmërimi i M-NAV për të nisur grevën. Qeveria e Maqedonisë së Veriut fillimisht për drejtor ekzekutiv propozoi Ilir Mehmedin, por më pas  ndërroi mendje dhe riemëroi drejtor tjetër, gjegjësisht Hekuran Asanin, duke u arsyetuar se ky i fundit i plotësonte kriteret për këtë post, më shumë si kandidati paraprak.

Më 4 janar, disa persona kishin hyrë në objektin e kontrollimit të fluturimeve dhe kishin sulmuar të punësuarit në kontrollin e fluturimeve. Për këtë rast dyshohen tetë persona, në mesin e tyre edhe Bekim Neziri i BDI-së, por 4 prej tyre janë ta pakapshëm për organet.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like