(VIDEO) Presidentja e KE-së: E ardhmja e ballkanit dhe e Ukrianës është në Bashkimin Evropian

by admin
Spread the love

Historia po na thërret ne për të punuar drejt plotësimit të Evropës. Kjo ishte porosia e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë fjalimit të saj për gjendjen e Unionit Evropian. Ajo   theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndrimor është në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Leyen potencoi rëndësinë e sundimit të ligjit për vendet që synojnë të bëhen pjesë e BE-së, ndërsa tha se shtetet aspirate duhet t’i bashkohen bllokut që të prezantojnë raportet lidhur me sundimin e ligjit, njëjtë sikurse vendet e tjera anëtare.

Ursula Von der Leyen

“Ky parlament e ka thënë me zë të lartë. E ardhmja e Ukrainës dhe e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Historia po na thërret tani, për të kompletuar unionin tonë. Në një botë kur disa po përpiqen të marrin vendet, një nga një, nuk mund t’i lejojmë vetes të lemë pas bashkëqytetarët tanë europianë. Në një botë kur masa dhe pesha ka vlerë, është tërësisht në interesin tonë strategjik të kompletojmë Bashkimin Europian. Por përtej politikës dhe gjeopolitikës duhet të kemi të qartë se çfarë është në lojë”

Presidentja e Komisionit Evropian ka përshëndetur ndryshimin e traktateve aty ku nevojitet për një Evropë të zgjeruar, duke thënë qartë, se zgjerimi nuk mund të presë për ndryshimin e traktateve. Sipas saj, edhe pse anëtarësimi nuk është i lehtë, vendet kandidate për në BE kanë progres.

Ursula Von der Leyen

“Ne do t’a hapim këtë për vendet kandidate që ecin më shpejt. Kjo do të na ndihmojë që të kemi një Evropë të lirisë, të vlerave dhe të drejtave për të gjithë. Anëtarësimi nuk është i lehtë dhe është një proces i bazuar në meritë. Por kemi parë shumë progres”.

Ajo gjatë fjalimit të saj shtoi se pakti  për migrim i BE-së ka siguruar një baraspeshë mes të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së kufijve, mes sovranitetit dhe solidaritetit, mes sigurisë dhe njerëzisë, dhe se  kanë bashkëpunuar ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe kanë zvogëluar valët ilegale të migrimit.

Në gusht, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim, gjatë Forumit Strategjik të Bledit. Përndryshe, vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik. Nga ajo kohë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013. Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like