(VIDEO) Presidenti dhe kryeparlamentari: Të përmirësohen të drejtat e punëtorëve

by admin
Spread the love

T’i avancojmë të drejtat e punëtorëve në mënyrë që të sjellim prosperitet më të madh. Ky ishte urimi i të parit të shtetit, presidentit Stevo Pendarovski, me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorit, 1 Maji. Ai thotë që ditën e punës të përkujtojmë dhe t’u shprehim mirënjohje të gjithë atyre të cilët kontribuan për raport më të drejtë ndaj punëtorëve.

Stevo Pendarovski, president

“Njëkohësisht, jemi falënderues edhe ndaj të gjithëve të cilët edhe sot luftojnë për sigurimin e kushteve dinjitoze për punë, rroga adekuate dhe siguri sociale, duke ndërtuar shoqëri ku puna e ndershme do të vlerësohet me dinjitet dhe tërësisht do të mbrohen të drejtat e punëtorëve”

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, në urimin e tij me rastin e ditës së punëtorit, tha se 1 Majin nuk duhet ta kujtojnë vetëm sot, por gjithë 365 ditët e vitit, pasi ndërtimi i shoqërisë së barabartë të qytetarëve fillon prej njeriut më të rëndomtë, prej vendeve më të vogla të punës deri te ato më të lartat.

Talat Xhaferi, kryeparlamentar

“Punëtori, të drejtat dhe obligimet e punëtorit, siguria dhe mbrojtja e tyre në punë, valorizimi i barabartë, respektimi i secilit prej tyre, doemos të jetë në majë të prioriteteve për çdonjërin nga faktorët shoqërorë. Sigurimi i kushteve të denja për punë të cilat do i motivojnë të kontribuojnë më së shumti që munden, do u japë ndjenjë përkatësie dhe kujdesi, ndjenjë se nuk e bartin vetëm barrën e sfidave ekonomike që e vështirësojnë përditshmërinë prej dite në ditë gjithnjë e më shumë”

Krerët institucional nënvizuan se zhvillimi dhe përparimi i Maqedonisë së Veriut, është parakusht që të rinjtë të qëndrojnë në atdheun e tyre, në masë të madhe varet nga kushtet për punë dhe standardet bashkëkohore të punëtorëve.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like