(VIDEO) Prej sot çmimi i ri i energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Shfrytëzuesit e tregut të rregulluar të energjisë elektrike, nga sot dhe në gjashtë muajt e ardhshëm do ta paguajnë energjinë elektrike me një çmim të ri që është përcaktuar të martën nga Komisioni Rregullativ për Energjetikë. Siç ka sqaruar kryetari i KRRE, Marko Bislimoski, fatura e energjisë elektrike e paguar nga amvisëritë me konsum mesatar nga 1 korriku do të jetë më e ulët për 4,26 % ndërsa TVSH-ja për energjinë elektrike kthehet në 18 % . Tarifa e lirë ditore për amvisëri, siç ka konfirmuar ai, do të fillojë nga 1 dhjetori i këtij viti dhe do të jetë në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme tha se po po bëhen përllogaritje dhe së shpejti do të dihet cili është efekti i bllok tarifave dhe i TVSH-së. Sipas tij me këto bllok tarifa, ata që shpenzojnë më pak energji elektrike, do të kenë fatura më të ulëta. “Me bllok tarifat, mbështetja e energjisë elektrike synohet për familjet me të ardhura më të ulëta, ku ka një program edhe në Ministrinë e Ekonomisë, por edhe në lidhje me bllok tarifat, ata që shpenzojnë më pak marrin çmim më të ulët”, tha Fatmir Besimi.

Çmim më i ulët i energjisë elektrike dhe kosto më e ulët për amvisëritë ishte qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimit në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar të Ministrisë së Financave, të miratuar më 15 korrik 2021 nga Kuvendi.  Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, shkalla e tatimit për shitjen e energjisë elektrike për amvisëritë u ul nga 18 në 5 për qind.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like