(VIDEO) Prej 14 kandidatëve për president 7 i kanë mbledhur nënshkrimet

by admin
Spread the love

Garës për president të vendit i është bashkuar edhe një kandidat. Gjegjësisht kandiati i 14. Goce Ristov do të përpiqet që për tre ditë të mbledhë 10 mijë nënshkrime për zgjedhjet presidenciale. Këtë e bëri me dije Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i cili tregoi se Ristov ka dorëzuar iniciativën e tij një ditë më parë. Ristov është kandidati i vetëm për të cilin nuk ka të dhëna se nga vjen dhe pse ka vendosur të fillojë t’i bashkohet garës. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve, përfundon të prmten, 8 mars.

Deri më tani obligimin e mbledhjes së nënshkrimeve e kanë përmbushur 7 kandidatë: Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga GROM, Arben Taravari nga koalicioni VLEN dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica. Të njejtin obligim nuk e kanë kryer ende, Mersiha Smailoviq nga Lidhja Demokratike Boshnjake, Velo Markovski, Gjorgji Manaskov, Zorica Cvetkovska dhe Gospodin Poposki.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like