VIDEO/ Portierit italian bënë xhiron e botës – kapet nga kamerat duke u dridhur nga të ftohtit

by admin
Spread the love

Të martën, u luajtën disa sfida të fazës së 1/8-ave të Kupës së Turqisë, mes të cilave edhe Karagumruk[1]Konyaspor (5-4), që u vendos në kohën shtesë me golin e Emre Mor, pasi koha e rregullt ishte mbyllur barazim 4-4.

Vendësit kaluan në fazën tjetër, duke ndalur rrugëtimin e skuadrës nga Konia, pjesë e së cilës janë tre shqiptarë: Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi.

Në fushë, nga minuta e parë luajtën Çekiçi dhe Bytyqi, ndërsa sulmuesi kavajas nuk ishte grumbulluar.

Asgjë e jashtë zakonshme sa i përket rezultatit, megjithatë disa pamje nga kjo përballje po bëjnë xhiron e botës.

Sfida u zhvillua në kushte të vështira, në një mot të ftohtë e me reshje. Në një moment, kamerat fokusuan portierin e vendasve, italianin Emiliano Viviano, që po dridhej i tëri.

Probleme edhe për gjyqtarin kryesor, që kërkoi ndihmë nga jashtë fushës, për të përballuar të ftohtin.

Probleme edhe për gjyqtarin kryesor, që kërkoi ndihmë nga jashtë fushës, për të përballuar të ftohtët. Me siguri, lojtarët dhe zyrtarët kanë pritur për padurim përfundimin e ndeshjes, për t’i shpëtuar hipotermisë.

You may also like