(VIDEO) Policia dënon ngasësit e veturave në gjendje të dehur

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë mbrëmjes së djeshme Policia ka shqiptuar 48 dënime për ngasësit e veturave pasi ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa në gjithë vendin janë regjistruar 90 raste të tilla.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 143 kundërvajtje, prej të cilave dyzet e tetë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntëmbëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer”.

Nga MPB  bëjnë të ditur se alkooli ka bërë që drejtuesit e makinave të bëjnë edhe shkelje të rregullave tjera në trafik.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Po ashtu janë shqiptuar njëmbëdhjetë sanksione për parkim në mënyrë jo të rregullt, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër gjoba për shoferë fillestarë dhe shtatë gjoba për automjete të paregjistruara”.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like