(VIDEO) Petkov: Qëndrimi i Sofjes ndaj Shkupit nuk ka ndryshuar

by admin
Spread the love

 

Me vizitën e 18 janarit tregojmë se fqinjësia e mirë është parim themelor në marrëdhëniet me Shkupin. Qëndrimi i Bullgarisë në procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut është ruajtur, e kemi përmirësuar me pesë komisione. Kështu iu përgjigj në kuvend, kryeministri bullgar Kiril Petkov ish-ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Në përgjigjen e tij ai ka theksuar se negociatat me Shkupin do të zhvillohen sipas marrëveshjes së koalicionit mes partive në koalicionin qeverisës

Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë

“Në koalicionin tonë kemi një qëndrim absolutisht të qartë të përbashkët, të dakorduar para syve të gjithë popullit bullgar. Ne kemi koordinim të plotë në Këshillin e Ministrave për këtë temë dhe fakti që do të shkojmë në bisedime më 18 janar tregon se fqinjësia e mirë është parim bazë në marrëdhëniet tona me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë për një bashkëpunim më të mirë në shumë fusha.

Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë

“Nuk e kuptoj pse në vitin 2021 nuk kemi asnjë fluturim Sofje-Shkup, nuk kemi një linjë të vetme hekurudhore, nuk kemi një kalendar të përbashkët kulturor, nuk kemi ndërveprim mes bizneseve tona”.

Ndërkaq, presidenti bullgar Rumen Radev beson se të gjitha premtimet dhe zotimet e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe do të përmbushen për të përshpejtuar procesin e interimit të saj evropian.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet për shkak të kontesteve historike. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershorë, ndërsa më pas, me 14 dhjetor, edhe njëherësh bllokoi fillimin e ngocaitave me Bashkimin Europian.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like