(VIDEO) Petkov: Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet BE-së së paku për 10 vjet

by admin
Spread the love




Kryeministri I Bullgarisë  Kiril Petkov tha se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Bashkimit Evropian, së paku për 10 vjet. Në një intervistë për BTV ai tha se ka shumë kapituj në rrugën e saj drejt Evropës. Ne vetëm duhet të vendosim kushte për veten tonë – për shembull, për Kushtetutën para kapitullit të parë.

KIRIL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Ka shumë njerëz që përpiqen të tronditin marrëdhëniet e mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qeveria jonë nuk do t’i nënshtrohet provokimeve kaq të lehta, që po tentojnë të ndodhin nga të dyja palët. Ne kemi një qëllim të përbashkët – Maqedonia e Veriut të jetë një vend evropian, një fqinj i mirë. Së bashku mund të krijojmë rritje ekonomike dhe vetëm duhet të injorojmë të gjitha këto thirrje dhe provokime nacionaliste për të ecur përpara”.

Sipas tij, garantimi për të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të sigurohet përmes procesit evropian.

KIRIL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Realisht, nëse i vendosim në Marrëveshjen Evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që Bullgaria nuk do t’i mbrojë më këto të drejta, por marrëveshja me Bashkimin Evropian do ta japë këtë garanci për këto të drejta. Pra, heqja e vetos, siç thonë të gjithë – ta heqim apo jo – është mënyra e gabuar për të menduar”.

Ai shtoi se çdo lëvizje në lidhje me Maqedoninë e Veriut do të kalojë në parlament, kështu që vështirë se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë mes qeverive.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like