(VIDEO) Petkov: Bullgaria nuk mund të heq veton para muajit qershor

by admin
Spread the love

Bullgaria nuk mund ta heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut para muajit qershor. Kështu e vlerson kryministri bullgar, Kiril Petkov,  hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ai tha se është mirë që Bullgaria është e rrethuar nga fqinjë të qëndrueshme që janë pjesë e familjes evropiane, dhe se të dyja shtet kanë një vend në BE.

Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë

Që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, së pari duhet të plotësohen të gjitha kushtet dhe të jepen garanci për përmbushjen e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Çdo hap në këtë drejtim do të bëhet para Kuvendit kombëtarë”.

Petkov gjatë një intereviste për televizionin rumun “Digi 24” u pyet  se a mund të bie qeveria e tij në qoftë se e heq veton ndaj Maqedonisë. Ai u përgjigjë  se pa marrë parasyshë se çfarë ndodhë në të ardhmen  Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE.

Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë

“Unë nuk mund të jem përgjegjës për asgjë nëse qeveria ime bie apo nëse qeveria ime mbijeton, unë punoj për të çdo ditë dhe ne jemi të vendosur që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është atje, ajo duhet të jetë atje. Kjo është e mirë për rajonin. Natyrisht, ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të punojmë shumë për t’i arritur ato. Përveç kësaj, nuk mund të jem përgjegjës për asgjë tjetër në të ardhmen”.

Kryeministri i Bullgarisë gjtihashtu sqaroi se në lidhje me temën e negociatave shpesh herë ka pasur keqkuptime të ndryshme në publik përshkk se intervistat e tij ndonjëherë janë përkthyer në mënyrë të gabuar nga mediat tjera të huaja.

Ndërkaq, ditëve të fundit nëpër mediume kanë qarkulluar lajme se gjatë vizitës së Petkovit në SHBA, është arritur marrëveshje për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like