VIDEO/ Përplasje Rrahmani-Turam, ish-mbrojtësi i Partizanit shfryn ndaj sulmuesit të Interit duke e rrokullisur në tokë

by admin
Spread the love

Një duel tepër i luftuar rezultoi ai mes Interit dhe Napolit që përfundoi në barazim 1-1. Titullar nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe shqiptari i Kosovës, Amir Rrahmani, që ka zhvilluar një lojë pozitive.  

Ish-mbrojtësi i Partizanit, u shfaq nervoz në minutat e fundit të sfidës. Kapiteni i Kosovës gjatë një dyluftimi, i ka larguar topin Turamit në zonën e rreptësisë, por francezi u rrëzua përtokë duke pretenduar për një 11 metërsh. 

Rrahmani ka reaguar përnjëherë, teksa e ka rrokullisur me duar në anën tjetër, duke shfryrë kështu ndaj francezit.

Më pas ai është përpjekur për të ngritur me forcë Turamin, duke shfryrë edhe fraza pakënaqësie drejt sulmuesit të Interit. Një nervozizëm i panevojshëm, që mund të merrte ndëshkimin e arbitrit të ndeshjes. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

You may also like