(VIDEO) Përkujtohet Reçaku, gjenocidi nuk mund të harrohet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në 23-vjetorin e masakrës në Reçak, tre liderët e shtetit kanë deklaruar se masakra ne këtë fshat është data vendimtare për historinë e Kosovës. Krerët e shtetit vizitojnë vendin ku ka ndodhur masakra më e madhe ne Reçak. Kryeministri Albin Kurti, tha se historia e vendit nuk mund të shkruhet pa dëshmitë nga ajo që ndodhi në këtë fshat në vitin 1999.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Jehona e aktit të gjenocidit për mbi Reçak kumboi në gjithë botën. Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa Reçakun që ishin viktima të mbi 400 masakrave. Masakra të tilla do të vazhdonin anë e mbanë Kosovës sepse ajo Jugosllavia e Millosheviqit po e zbatonte këtë intencë të saj. Unë sa herë vije në Reçak ndjej keqardhje”.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani se kjo masakër ishte pasqyrim i shfarimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS

“Propaganda nuk mund të ndryshojë fakte historike. Në Reçak ka ndodhur gjenocid dhe synim ishte shfarosja e shqiptarëve. Mohimi i krimit është përsëritje e krimit. Histori nuk mund të ndryshohet, propaganduesit  duhet të kërkojnë falje e të vendoset drejtësi. Nuk kemi asnjë lajm për të zhdukurit, liria jonë pa ta do të mbete e pa përmbushur”.

Ndërkohë, ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker ka kujtuar viktimat e Reçakut 23 vjet më parë, duke thënë se çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë çfarë ka ndodhur në Reçak. Walker ka thënë se ai nuk do të harrojë kurrë atë që ndodhi 23 vjet më parë.  /SHENJA/

 


You may also like