(VIDEO) Përfundoi viti shkollor, nesër nis regjistrimi në shkollat e mesme

by admin
Spread the love




Nga nesër fillon pushimi veror për 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Nxënësit filluan vitin shkollor në shtator të vitit të  kaluar me prezencë  fizike, pasi të njejtit gjatë vitit 2020 dhe 2021, mësimin e  zhvillonin online, për shkak të korona virusit. Gjysmëvjetori i parë përfundoi nëë kohën e paraparë me ligj, por gjysmëvjetorit i dytë, nuk filloi, sepse Sindikata e Arsimit dhe Shkencës, vendosi të shkojnë në grevë të përgjithshme, pasi ata kërkonin rritje të pagave të mësimdhënësve.

Përderisa ata nuk po gjenin gjuhë të përbashkët me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, nxënësit humbën 12 ditë mësim. Ditët e humbura nuk janë plotsuar dhe kjo ishte edhe një ndër kërkesat e Sindikatës për Arsim dhe Shkencë, që viti shkollor që mos të shtyhet dhe të përfundojë në afatin e para-parë, më 10 qershor.

Ndërkaq, nga 10  deri më 15 qershor, fillon afati i parë për i regjistrimit në shkollat e mesme.  Duke nisur nga ky vit regjistrimi në shkollat e mesme do të bëhet online, mënyre kjo që sipas Ministrisë së  Arsimit dhe Shkencës do të kursejë kohën e nxënësve dhe do të shmangin  turmat nëpër objekte shkollore.

Risi në vitin shkollor 2021/2022 ishte Koncepti i ri për arsimin fillor i cili filloi të aplikohet në klasën e parë dhe të katërt. Në vitin e ardhshëm 2022/2023  koncepti i ri do të hyjë edhe në klasën e dytë dhe të pestë, për të cilat Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka hartuar planprograme të reja.

Plani i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të hyjë në faza në të gjitha klasat dhe për pesë vite arsimi fillor nëntëvjeçar do të reformohet tërësisht. Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like