(VIDEO) Për shkak të koronavirusit shkolla hapen më 1 shkurt dhe jo më 21 janar

by admin
Spread the love




Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme shtyhet deri më  1 shkurt të këtij viti. Kështu vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e Qeverisë me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave dhe në pajtim me informacionet epidemiologjike që vendi është në kulmin e infeksionit.

 MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Në përputhje me vendimin e qeverisë  mësimi me prani fizike në shkolla  vazhdon  më 1 shkurt.  Ky vendim nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor, i cili do të përfundojë më 10 qershor siç parashikohet në kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, sipas  përshtatjeve përkatëse  të planeve mësimore”.

Nga Ministria e Arsimit u bëjnë thirrje prindërve, mësimdhënësve  dhe nxënësve që gjatë pushimit t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Covid-19, si në shtëpi ashtu edhe në ambientet e hapura.

Ndryshe, mësimi për gjysmëvjetorin e dytë, në shkollat fillore dhe të mesme,  duheshte të fillon më 21 janar, por përhapja e shumtë e  koronavirusit  bëri që të shtyhet  për dhjetë ditë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like