(VIDEO) Për një vit shteti përfitoi 87 milionë euro nga sigurimi i automjeteve

by admin
Spread the love

Për sigurimin e detyrueshën të automjeteve gjatë vitit të kaluar janë  paguar 87 milionë euro, prej të cilave 21 milionë euro janë paguar për kartonin e gjelbër, informoi Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.  Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti.  AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE.  Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale). Numri total i automjeteve për të cilët pronarët kanë blerë policat e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike në vitin 2023 është rritur me 5 për qind krahasuar me vitin 2022.

AMS

“Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS, çdo automjet i tretë i siguruar ka pasur edhe karton jeshil për udhëtim jashtë vendit. Gjatë vitit 2023, të 11 kompanitë e sigurimeve kanë lëshuar 260 815 kartona jeshilë – sigurim i nevojshme dhe i detyrueshme për drejtimin e automjeteve jashtë vendit. Numri i kartonëve jeshilë të lëshuara vitin e kaluar u rrit me gati 20,000, pra 8 për qind më shumë se në vitin 2022.  Në karton jeshil, në vitin 2023, të siguruarit kanë investuar 1,3 miliardë denarë  ose 21,16 milionë euro”.

Numri i policave të lëshuara për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve për në vend dhe jashtë vendit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022 është rritur për 6 për qind, ndërsa vlera totale e tyre është më e lartë për 6.5 për qind.  Sigurimi i detyrueshëm ligjor i auto-përgjegjësisë dhe kartoni jeshil kanë çmime me normë të cilat i përcakton dhe i kontrollon Qeveria përmes komisionit kompetent profesional.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like