(VIDEO) Për një ditë policia gjobiti 715 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

715 shoferë janë gjobitur të dielën pasi kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo që lejohet me rregullat e komunikacionit. Gjatë një kontrolli aksionar që bëri të dielën Ministria e Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e vendit sanksionoi qindra shoferë të cilët nuk i respektonin rregullat e qrkullimit rrugor.Nga MPB sqarojnë se nga 715 automjetet që lëviznin me shpejtësi të madhe, 336 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 379 automjete jashtë vendbanimeve.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë sanksionuar 715 drejtues mjetesh. Prej tyre, 55 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, theksojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në ndërkohë, ata gjithashtu apelojnë tek të gjithë përdoruesit e komunikacionit që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /SHENJA/

MARKETING



You may also like