(VIDEO) Pendarovski: Nuk ka drejtësi nëse politikanët e korruptuar janë të lirë

by admin
Spread the love

Presidenti i shtetit Stevo Pendarvoski ka deklaruar se është dashur të ndodh lufta në Ukrainë që të vërtetohemi se me marrëveshjen e Prespës me kohë jemi futur nën ombrellën e NATO-së, pa humbur identitetin, siç disa kishin frikë. Sipas tij, NATO që nga atëherë në mënyrë aktive i ndihmon vendit në pjesën e kërcënimeve hibride dhe kërcënimeve për terrorizëm, para se gjithash me pjesëtarët që janë kthyer nga luftërat në Lindjen e Mesme. Ai ka informuar, se pas të dhënave të siguruara nga NATO, në tre raste vitin e kaluar janë ndaluar sulme terroriste në fazat përgatitore, të cilat janë zhvilluar jashtë territorit tonë.

STEVO PENDAROVSKI PRESIDENT

“Nuk e ndihmojmë Ukrainën për shkak se jemi anëtarë të NATO-së dhe për shkak se sipas statusit formal na obligojmë t’i ndihmojmë. Logjika jonë është kjo: vendet e vogla duhet të përkrahin rregullin ndërkombëtarë që është i bazuar në rregulla dhe principe, për shkak se bota  bazohet në argumentin e forcës dhe shanset tona që të mbijetojmë janë barazi me zero”.

Presidenti Stevo Pendarovski tha se nuk do të ketë drejtësi derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze me motive korruptive. Në fjalimin e rregullt vjetor para deputetëve në Kuvend, ai kujtoi tezën se nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg, por e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për njerëzit e drejtësisë, të cilët tha se po bëjnë marrëveshje me personazhe që i gjithë publiku e di se janë pasuruar me para publike.

STEVO PENDAROVSKI PRESIDENT

“Shteti ose do t’i fusë kriminelët në burgje të tipit të mbyllur ose disa prej tyre do të vazhdojnë të përdorin paratë e vjedhura nga populli për të ndërtuar imazhin e qytetarëve të ndershëm dhe të virtytshëm dhe do të tallen me të gjithë nga një distancë e sigurt. Nuk duhet të ketë vetëm arrestime për publikun, por dënime të gjata me burg dhe kthim të pasurisë së vjedhur”.

Sa I përket ndryshimeve kushtetuese, Pendarovski tha se ne kemi nevojë për një procedurë të qartë dhe të pastër ligjore dhe politike për ndryshimin e Kushtetutës, siç i ka hije një demokracie evropiane. Duke folur për kompleksin e çështjeve që kanë të bëjnë me integrimet tona, Pendarovski tha se deputetët duhet të kenë parasysh dy gjëra për ndryshimin e Kushtetutës.

STEVO PENDAROVSKI PRESIDENT

“Së pari, se vetë përmbajtja e propozimit konkret, përfshirja e bullgarëve dhe e pjesëve të kombeve të tjera në Kushtetutë, në asnjë mënyrë nuk e shkatërron identitetin maqedonas, dhe së dyti, ata që sot  janë kundër tij, nëse vërtet besojnë se BE-ja është synimi ynë strategjik, konstanta jonë strategjike nga viti 1991 e deri më sot dhe nëse janë kundër, si do ta votojnë këtë ndryshim kushtetues kur të jenë në pushtet”.

Obligimi ynë për ndryshimin e Kushtetutës, theksoi Pendarovski, nuk ka të bëjë me hapjen e klubeve bullgare në vend, por mbetet përshtypja se “është një punë e caktuar dhe e organizuar” që nuk kontribuon në ndërtimin e besimit ndërmjet Shkupit dhe Sofias.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like