(VIDEO) Pendarovski: Mbetja jashtë BE-së i forcon nacionalistët

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Derisa të shkojmë drejt BE -së, sa më shumë forca nacionaliste po fitojnë terren, ky është një problem. Kur negocion me BE -në, diskutimi politik është në këtë kornizë, ekziston rrugë, ndërsa në të kundërtën vijnë ndikime të jashtme dhe atëherë të gjithë fillojnë të pyesin “ndoshta ekziston alternativë tjetër në vend të BE-së”. Këtë e thotë presidenti i vendit Stevo Pendarovski në intervistë për gazetën greke “Katimerini”.

Stevo Pendarovski, president

“Evropianët rrallë mbjanë një qëndrim të vetëm për shumë gjëra. Mund të ju them se nëse i pyesni njerëzit nëse BE vërtetë e mendon atë që e thotë, se një ditë do ta relizoj integrimin e të gjithëve, do të thonë ‘jo’ me shumicë të madhe. Përshkak të këtij hendeku, në vitin e  kaluar mbështetja për integrimin evropian në vendin tim është ulur për 20%, nga 85 në pothuajse 65-67%”.

Për ndikime eventuale të jashtme në rajon, tha se egzistojnë lojtarë jo rajonal, ndërsa ndikimin e tyre e ndjejmë posqërisht pas vitit 2018 dhe referendumit për emrin, kur gjatë natës u paraqitën vërtetime se nuk duhet të bëhemi pjesë e NATOs dhe nuk duhet të bëhemi pjesë e BE-së.

Stevo Pendarovski, president

“Morëm ndihmë nga NATo-ja për këtë çështje. Në shtator 2018, ekspertë nga Pentagoni erdhën në Shkup, së bashku me ish sekretarin për mbrojtje Xhejms Matis, që të ndihmojnë në përballjen me këtë ndikim keqdashës. Gjeneralisht, lojtarët jorajonal e udhëheqin gjithë këtë propagandë politike përmes përfaqësuesve rajonal”.

Pendarovski vlerëson se Bashkimi Evropian lëvizë në drejtim të kundërt. Ai këtë e sqaron duke sqaruar se plotësisht është harruar Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi janë një provë lakmusi për integrimet evropiane, me bisedime që zgjasin me vite, ndërsa në anën tjetër Kroacia për sa vite u bë anëtare e BE-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like