(VIDEO) Pendarovski: Kemi rezerva mallrash, por nëse zgjat kriza do të ketë probleme

by admin
Spread the love

Shteti ka rezerva mallrash të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetarëve, por do të jetë problem nëse kriza zgjat më shumë. Kështu ka deklaruar presidenti i vendit Stevo Pendarovski, për “Utriski Brifing”. Kjo temë sipas shefit të shtetit, është diskutuar një ditë më parë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Stevo Pendarovski, president i RMV-së

“Vlerësimet i referohen fakteve reale të paraqitura nga kryeministri. Ne jemi të mbushur me rezerva mallrash. Problemi do të jetë nëse kjo me Ukrainën zgjat më shumë. Atëherë do të duhet të bëjmë importe ndërhyrjeje. Serbia ka vendosur të mos eksportojë burime jetike. Çmimet në bursa janë rritur jo vetëm për naftën por edhe për drithin”.

Ai shtoi se nuk ka komunikim me ambasadorin rus në vend, ndërsa me siguri tha se nuk ka as Qeveria, por përshkak se vendi si antare e NATO-s i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, pret që të ketë masa recipociteti nga Moska.

Stevo Pendarovski, president i RMV-së

“Lidhur me sanksionet, ato janë sanksione kryesore financiare dhe nuk besoj se do të kenë efekt të madh. Pjesa e madhe e aksioneve në Ukrainë janë të financuara edhe me bitcoin, dhe kjo nuk mund të ndalohet. Situata në Ukrainë po komplikohet, ndërsa qëllimi i forcave ruse është që ta rrëzojnë Kievin dhe të fillojnë bisedimet”.

Të etjen, presidenti i shtetit thirri Këshillin e Sigurimit. Pas përfundimit të mbledhjes, nga presidenca njoftuan se anëtarët e Këshillit kanë konstatuar se gjendja e sigurisë në vend është stabile. Më tej thonë se nevojitet që institucionet kompetente të vazhdojnë t’i ndjekin zhvillimet dhe të përgatisin skenarë të mundshme në pajtueshmëri me zhvillimin e ngjarjeve, me qëllim të veprimit në kohë.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like