(VIDEO) Pendarovski: Diagnoza për Maqedoninë e Veriut është shqetësuese

by admin
Spread the love

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë promovimit të kornizës për zhvillim të shtetit deri në vitin 2030, ka deklaruar se diagnoza e problemeve me të cilat ballafaqohen Maqedonia e  Veriut është shqetësuese. Ai sqaroi se  vendi ka rritje modeste ekonomike, nivel të ulët të konkurrencës dhe përfshirje të pamjaftueshme në zinxhirët e prokurimit ndërkombëtar. Pendarovski, tha se në vitin 2020 rreth 21,8 për qind e popullsisë së vendit jetonin nën kufirin e varfërisë dhe për shkak të efekteve të kombinuara të krizës shëndetësore, energjetike dhe ekonomike, ky numër sot është më i lartë.

Stevo Pendarovski

“Në vitin 2020, rreth 21,8 për qind e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë, që është dyfish më e lartë në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian. Për shkak të efekteve të kombinuara të krizës shëndetësore, energjetike dhe ekonomike, ky numër sot është më i lartë, të rinjtë po migrojnë në mënyrë masive, qytetarët janë bërë pasivë dhe apolitikë, ndërsa mosbesimi në institucionet është kronik”.

Ai theksoi se korrupsioni, klientelizmi dhe ekonomia e zezë janë të pranishme në vend që nga pavarësia.

“MKD2030” përcakton politikat që duhet të arrihen deri në dekadën e ardhshme dhe fushat në të cilat shteti duhet të fokusohet për përparim dhe jetë më të mirë të qytetarëve.

Stevo Pendarovski

“Bëhet fjalë për dokument tereni, në përpilimin e së cilës kanë marrë pjesë mbi 60 organizata dhe individ nga shoqëria akademike, odat ekonomike, shoqatat qytetarëve dhe të medieve. Nga zbatimi i kësaj kornize zhvilluese e cila do të përmbajë 4 prioritete dhe 166 rekomandime do të varet nëse shteti do të ketë gjasa reale për një të ardhme më të mirë”.

Prioritetet e kornizës zhvillimore “MKD2030” janë rritja e përshpejtuar ekonomike, mbrojtja më e lartë e mjedisit dhe politika e reformuar e energjisë, digjitalizimi dhe arsimi, zhvillimi gjithëpërfshirës dhe rinia.

Enis Murtezi /SHENJA/

You may also like