(VIDEO) Pendarovski brenda javës do t’ia dorëzojë mandatin Kovaçevskit

by admin
Spread the love




Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ka bërë me dije se jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së. Këtë e ka thënë në brifingun me gazetarë, ku informoi se sot merr pjesë në mbledhjen e LSDM-së, pasi që më herët pati paralajmëruar se mandatari i ri që sot duhet të propozohet dhe zgjidhet nga partia, duhet të formoj ekipin e ri. Spasovski është shprehur se 28 vite ka kontribuar në parti dhe paralajmëroi se më 1 janar do të tregoj nëse do të mbetet në përbërjen qeveritare.

Mbledhja e Këshillit Qendror të LSDM-së është paralajmëruar për sonte me fillim në orën 19:00 në selinë e partisë. Pritet që këshilli liderin e ri të partisë Dimitar Kovaçevskin edhe zyrtarisht ta konfirmoj si kandidat për kryeministër, si dhe të votohet edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të rinjë, sekretari gjeneral dhe Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së.

Mospjesëmarrjen në Qeverinë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski e kanë paralajmëruar edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Përfliten se edhe ministra të tjerë të Qeverisë Zaev 2 nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re, por ata nuk janë deklaruar zyrtarisht.

Të mërkurën pritet që shefi i shtetit t’ia  japë mandatin Dimitar Kovaçevskit, liderit të ri të LSDM-së, pas çka vijon afati prej 20 ditësh për formimin e qeverisë së re.

Pas marrjes së mandatit, kryeministri i ri do të duhet të paraqesë një program në Kuvend brenda 20 ditëve dhe të propozojë përbërjen e qeverisë dhe qeveria e re do të zgjidhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like