(VIDEO) Pas rrymës shtrenjtohet edhe ngrohja qendrore

by admin
Spread the love




Nga 1 janari do të rritet për 14 për qind edhe çmimi i ngrohjen qendrore, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski. Këtë vendim, shtoi ai, e ka sjell KRRE, pas kërkesës së BEG, e cila kërkonte që ngrohja të rritet për 300 për qind.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

“Kjo përqindje, është ajo që mund të bëjë Komisioni Rregullator, edhe pse kompanitë kërkuan rritje enorme të çmimit, por nuk është e drejtë që kostoja e gazit natyror të bjerë mbi supet e qytetarëve. Dje u  dërgova  thirrje për ndihmë edhe Qeverisë edhe Qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit. Qeveria po ndërmerr hapa të caktuar që do t’i njoftojë në periudhën e ardhshme për të gjetur një mënyrë për të mbuluar shpenzimet e blerjes së gazit natyror”.

Këtë vendim, shtoi ai, e ka sjell KRRE, pas kërkesës të BEG, e cila kërkonte që ngrohja të rritet për 300%.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

“Kërkoj dhe u bëj thirrje Qytetit të Shkupit dhe komunave që të ndihmojnë në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për ngrohje në Shkup”

Bislimovski theksoi me këto ndryshime po kthehemi në nivelin e çmimit të ngrohjes së vitit 2018. Samir Mustafa /SHENJA/ 


You may also like