(VIDEO) Partitë e pakicave kontestojnë rezultatet

by admin
Spread the love




Këshilli Koordinues Kombëtar të Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut i cili përbëhet nga organizatat joqeveritare turke dhe partitë politike turke reaguan në lidhje me regjistrimin e fundit shprehën pakënaqësitë në lidhje me mangësitë e regjistrimit, të drejtat kushtetuese të garantuara dhe shkeljet në Ligjin e regjistrimit.

Sipas tyre, rezultatet e regjistrimit të popullsisë të shpallura nuk reflektojnë të vërtetën dhe përqindjen e komunitetit turk dhe nuk tregojnë numrat reale.

Ndaj regjistrimit të popullsisë ka reaguar edhe MPJ-ja e Turqisë duke u shprehur se Turqia vazhdon t’i mbështesë kërkesat legjitime të turqve.

Edhe partia më e madhe boshnjake, Lidhja Demokratike e Boshnjakëve (LDB), ka shprehur dyshimet e saja për rezultatet e regjistrimit.

“Edhe në fillim të procesit të regjistrimit, ka shprehur dyshimet e saja në rregullsinë e vet procesit dhe disa parregullsi tjera. Për fat të keq, ankesat tona dolën të vërteta. Të dhënat nga regjistrimi për ne janë të papranueshme sepse vazhdimisht punojmë në teren dhe e dimë gjendjen faktike reale”, thekson partia.

Partia “E Majta” gjithashtu nuk e pranon regjistrimin e popullsisë, ndërsa këtë proces e quajnë thjeshtë një operacion politik e nxjerë nga BDI-ja, ndërsa e miratuar nga LSDM-ja. Vërejtje serioze ka shprehur edhe partia Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.   /SHENJA/

 


You may also like