VIDEO – Pakoja e Vitit të Ri e mbushur me marijuanë?! – Shqip

by admin
Spread the love

Në kufirin bullgar kapet një shtetas i RMV-së

Në pamje duket pako e mbushur me çokollada dhe gjësende për Vitin e Ri.

Kështu edhe ka deklaruar në doganë 72 vjeçari i cili tansportonte pakon me linjën e autobusit Shkup – Stamboll.

Por pas kontrollit të policisë Bullgare në pakot e vitit të ri u gjetën 6.2 kg marihuanë.

E për këtë  Prokuroria Publike e Qarkut nga qyteti bullgar Kustendil ka nisur hetimet kundër shtetasit maqedonas dyshuar për kontrabandë droge.

Hetimi ka nisur pasi të premten në vendkalimin kufitar “Deve Bair/Gueshevo” pjesëtarë të Departamentit për luftimin e trafikut të drogës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Shkup – Stamboll, në bagazhin personal të K.K. gjetën 6.235 kilogramë marijuanë të ndarë në gjashtë pako, disa prej të cilave ishin fshehur në dhuratat e Krishtlindjeve”, thonë nga MPB e Bullgarisë.

Siç raportojnë mediat bullgare, pas zbulimit të marijuanës, K.K. është privuar nga liria dhe Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente që ndaj tij të caktohet masa e “arrestit”./KlanMacedonia

You may also like