(VIDEO) Paketohen gjithsej 1.814.000 fleta votimi

by admin
Spread the love

Paketohen gjithsej 1.814.000 fletë votimi në kuti kartoni me vulë mbrojtëse, me emrat e 7 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale. Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se mëngjesin e sotëm, punonjësit e shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, kanë ngarkuar fletëpalosjet në furgona transporti dhe kamionë.  Fillimin e transportit nga shtypshkronja deri në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, theksojnë se e kanë siguruar njësitet policore, ku megjithatë kanë qenë të pranishëm edhe kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Anëtarët e KSHZ-së dhe përfaqësuesit e shtypshkronjës bënë të ditur se dorëzuan materialin konfidencial të votimit nga shtypshkronja, pas së cilës kolona u largua nga fabrika nën mbrojtje të fortë policore dhe shkoi në selitë e 80 komisioneve komunale zgjedhore.

Gjithashtu, nga KSHZ thonë se shpërndarja bëhet në 17 rrugë të paracaktuara. Ata potencojnë se sipas atij kursi do të bëhet shpërndarja dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme, ndërsa, gjatë ditës së nesërme do të kryhet edhe shpërndarja e pajisjeve biometrike të identifikimit.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like