(VIDEO) Osmani: BE tregoi se di të bashkohet në kohët historike

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani po qëndron në Bruksel  ku ka realizuar mëngjes pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Mëngjesi I punës i organizuar me ftesë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendijas iu  kushtua dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Ky takim përkon me luftën në Ukrainë dhe ngjarjet e javëve të fundit kanë ndryshuar kontekstin e bisedimeve tona, por edhe prioritetet gjeopolitike dhe strategjike të kontinentit evropian. Dialogu ynë po merr një pikë kthese sa i përket urgjencës së vendim-marrjes që do të përcaktojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Osmani sqaroi  se raportet bilaterale, ndikimet e agresionit rus në Ukrainë mbi sigurinë evropiane në përgjithësi, dosja evropiane  dhe prioritetet e presidencës çeke  ishin në fokusin e bisedimeve.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Mbizotëronte mendimi se vendimi për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë presidencës franceze të BE-së do të ishte një gjë e drejtë dhe me shumë efekte pozitive për të gjithë rajonin”.

Ministri Bujar Osmani më tej theksoi se Unioni tregoi se di të bashkohet në kohëra historike, për t’i sjellë vendimet e duhura, të ndërtojë konsensus, ndërsa ne dëshmuam se 100% qëndrojmë pas këtyre vendimeve.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 


You may also like