(VIDEO) Osmani- Ageler: Maqedonia merr një rol udhëheqës në një moment vendimtar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare dhe vëzhguesit e SHBA-së – Karta e Adriatikut (A5), prezantoi prioritetet dhe synimet e kryesimit të Kartës nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.  Presidenca jonë përkon me festimin e 20 vjetorit të themelimit të A5. Ministri Osmani tha se një nga sfidat më të mëdha është ambicia që ia kemi vënë vetes si kryesues aktual, e ajo është krijimi i një koncepti të ri strategjik të A5.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME 00:54 010-2541

“Së pari,  Karta e Adriatikut-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përmbushur në masë të madhe qëllimin fillestarë për të cilin u krijua. A5 luajti një rol të rëndësishëm në procesin euro-atlantik të vendeve të rajonit dhe sot praktikisht në tre vendet themeluese , përveç Malit Zi, si anëtar i më vonshëm i kartës, sot janë antare të Nato-së”

Ministri Osmani, gjithashtu deklaroi se i pret punë e vështir, por sipas tij, me mbështetjen e vendeve tjera të kartës, do të jenë në gjendje të zbatojnë me sukses këtë nismë të rëndësishme. Osmani shtoi se në këtë mënyrë do të kontribojnë së bashku në ruajtjen e stabilitetit  dhe sigurinë në gjithë rajonin.

Ndërkaq, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela P. Aggeler tha se promovimi i sigurisë dhe stabilitetit evropian nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se sot.

ANGELA P. ANGGELER-AMBASADORE E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

“Maqedonia e Veriut merr një rol të jashtëzakonshëm udhëheqës në bashkësinë e kombeve evropiane në një kohë vendimtare. Ne jemi të sigurt në kapacitetin dhe vizionin e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm për të përcaktuar rolin e ardhshëm të A5, por edhe për të adresuar çështjet kyçe të sigurisë evropiane gjatë kryesimit të saj me OSBE-në”.

Ministri Osmani sqaroi se Maqedonia e Veriut tashmë ka ndërmarrë hapa në drejtim të përgatitjes së një Koncepti të ri Strategjik, duke përgatitur një draft  dokument me propozime dhe udhëzime specifike mbi të cilat do të bazohej bashkëpunimi i Kartës në dekadën e ardhshme.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

You may also like